Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Është bërë ortak, këta kanë blerë në Turqi”, kush është Pirro Capi dhe roli i tij në trafikun e drogës

18:34 23/05/2025
Reading Time: 5 min lexim

Pas operacionit të përbashkët “Ura” në Shqipëri dhe Itali, kanë dalë transkriptet e komunikimeve të koduara mes anëtarëve të një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës, të realizuara përmes aplikacionit Sky ECC.

Në dosjen e siguruar nga SPAK, zbulohet roli qendror i një personi të identifikuar si Pirro (Spiro) Çapi, i cili dyshohet si organizatori kryesor i trafikut të heroinës nga Turqia drejt Italisë, përmes territorit shqiptar.

Prokuroria e Posaçme thotë se, përveç komunikimeve të kapura në Sky ECC, janë përdorur edhe përgjime ambientale të kryera nga autoritetet italiane për të mbështetur këtë akuzë.

Sipas hetimeve, rruga e trafikut përshkon itinerarin Tokë-Turqi-Kosovë-Shqipëri, me dërgesat që transportohen përmes kamionëve në pronësi të Çapit.

Në dosje thuhet se ai zotëron dy kamionë, të cilët përdoren për ngarkimin e heroinës sapo ajo mbërrin në Shqipëri.

Brenda këtyre mjeteve janë ndërtuar vende të posaçme për të fshehur lëndën narkotike, para se ajo të transportohet drejt Italisë me traget nga Porti i Durrësit.

Hetimi gjithashtu evidenton përfshirjen e një bashkëpunëtori të Çapit, të identifikuar si Arian Tola (i njohur edhe me nofkën “Lani”), i cili dyshohet se është i angazhuar në logjistikën dhe operimin e këtyre transportimeve.

Pjesë nga dosja:

Më datë 12.05.2022, Visi merr një telefonatë nga numri celularë 0684409148, në përdorim të shtetasit Pirro Çapi (alias Spiro). Bëhet fjalë për të njëjtën periudhë, pra kur Visi ndodhej në Itali ku ka diskutuar dhe me Gertin me anë të bisedave telefonike, të cilat u pasqyruan më sipër. Për këtë fakt ngrihen dyshime se Pirro Çapi (Spiro) mund të shërbejë në rolin e organizatorit, financuesit dhe koordinatorit mes lidhjeve të tij në funskion të transportit, magazinimit dhe shkëmbimit të lëndëve narkotike në Turqi-Shqipëri-Itali. Transporti dyshohet se kryhet në rrugë tokësore në linjën Turqi-Kosovë-Shqipëri nëpërmjet kamionëve që Spiro ka në pronësi. Ai zotëron dy kamionë me targë AB963EF dhe AB465EH. Me mbërritjen e lëndës narkotike të llojit “heroinë” në Shqipëri, ato ngarkohen në kamiona, të cilave i bëhen vende të posaçme me qëllim fshehjen e lendës narkotike dhe më pas imbarkohen në traget në Portin e Durrësit me destinacion Italinë. Për shfrytëzimin e këtyre dy kamioneve dyshohet se përdor një ndër bashkëpuntorët e tij, shtetasin Arian Tola (alias Lani). (Për këtë fakt është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Në bisedën telefonike me Visin, Spiro prezantohet si shoku i Gesit. Visi e njeh personin me cilin po flet dhe i përgjigjet qe jam knej jasht (në Itali). Spiro e pyet Visin se kur do kthehesh, ndërsa Visi I përgjigjet “nga java tjeter…..nëqoftese te duhem une, ke plakun në shpi”. Spiro I thotë me pas Visit “po më duhesh”.

Më konkretisht është përgjuar biseda telefonike e datës 12.05.2022, ora 13:06, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

…566 (Visi)

148 (Spiro)

566- alo… 148- ku je, ku je?…566 alo… 148 o shoko ku je re?…566 kush je me se ssss… 148-shoku Gesit jam…566-o he vlla, ca je tu bo ti, un jam knej jasht…148 – ne gjum i qive ropt e?…566-jo tashi sa u ulem, ca bo ti?…148 – kur do vish?…566 – po nga java tjeter vi…148 ehe…566 te duhem un?…148 po po…566 po ke plakun atje ne shpi…148 po c’ti bej plakun un?…566 po neqoftese do te duhet them un, shko te plaku… 148-po te plaku re?…566-po… 148 ma co numrin i her?…566 – po re ta coj un

148-hajd

Bisedë me interes, midis Visit dhe Spiros, e përgjuar më datë 24.05.2022, ora 11:16, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

….566 (Visi)

….148 (Spiro)

566- he bosi…355684409148 (Spiro) 148- ku je e burr?…566 po iki i cik te ai shoku jot…148 po iku ai, iku, se me ate isha une…566-eh…148 eh, iku deri ne spital, per ja gjys ore shko ke ai, trecerek ore. Ku je tashi?…566 une sa po dal nga parkexhi, ktu ke Xhixhi…148 – te pres ktu ke shpia ime une?…566 po re…148 – ktu ke rrethi…566 – erdha direkt, hajd…148-hajd

Bisedë me interes midis Visit dhe Spiros e përgjuar më datë 26.05.2022, ora 13:42, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

148 (Spiro) – he me te doli rakia?…566 (Visi) – doli rakia, ti rash shpar po ishe i zonem…148 – (qesh) ca po bon?…566 – hic e mire, ca bon ti?… 148 – hic e knej, po ik vazhdo ti e vlla se ti jap une se po haj i cap buk, pa merak…566 po han buk? eee mire…148 ee po haj i cap buke edhe……..vazhdo punen ti, c’ke ti…566 okei, hajd…148 mir e?…566 hajd…148-per 700 me tha, kaq dal une per zot, per tjerat se di…566 – si?…148 – per 700 te dal une per zot them…566 eh okei…148 – ne vazhdim shife vet…566 – hajd ciao.

Roli i shtetasit Pirro Çapi (Spiro), si person i përfshirë në këtë rrjet kriminal, ashtu si në rastin e Gesit, rezulton në ambientalet e përgjuara nga partnerët Italianë në automjetin e Genci Telollari, ku ky i fundit po zhvillonte një bisedë me Gertin Aliu. Për Spiron flitet që është bërë ortak dhe lendën narkotike e gjen në Turqi. Fragment nga ambientali i datës 01.06.2022:

Gerti……. tha që kanë ardhë në shtëpine time. Kontroll në shtëpi… Genci: si ka mundësi që ai është kthyer në Shqipëri?…Gerti: ai u kthye sepse ishte pa dokumenta. Nuk kishte dokumenta…Genci: e di…Gerti: si?…Genci: maskarenjt, kane filluar me rënë në sy. Shkojnë dhe pyesin a don, a don, a don…..edhe te Masimo…….Gerti: ah… Gesi?…Genci: jo, kta…..don, don……Gerti: e kanë marrë, është bërë ortak….kta kanë blerë në Turqi, i ka marrë ky Spiro. Ky Spiro i p…. motrën… Genci: jo…..flasin budalliqe… Gerti: jo, e di unë… Genci: Gerti kaq shtrenjt……me 20… Gerti: po kta nuk janë të parët….ky Gesi tregon hordhiqet… Genci: pikërisht… Gerti: une e kuptoj o Genci…Genci: pastaj Gesi të çan k** se kërkon lekët, lekët…….

Për sa më sipër, kuptohet qartë lidhja midis Gertit(Gertin Aliu)-Gesit(Orges Molla)-Visit (Ervis Deti)-Spiros (Spiro Capi), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mundësojnë lëndën narkotike nga Turqia duke e sjellë në Shqipëri dhe më pas e dërgojnë në Itali nëpërmjet korrierëve të ndryshëm. Në shtetin fqinj janë persona të tjerë të cilët e presin dhe më pas e shpërndajnë. Nga analiza e mësipërme, dyshohet se janë pikërisht Gerti dhe Visi ato te cilët merren me dërgimin e lëndës narkotike në Itali dhe më pas shpërndarjen, ndërsa Gesi dhe Spiro kanë rolin e personave të cilët gjejnë dhe garantojnë lëndën narkotike (të llojit heroinë), kryesisht duke e sjellë atë nga Turqia.

Duke ju referuar rendit kronologjik të ngjarjeve na rezulton po ashtu se më datë 05.06.2022. Spiro bashkë me Arjan Tola kanë bërë një udhëtim një ditor nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. Ky fakt konfirmohet nga këqyrja e të dhënave hyrje-dalje në sistemin TIMS si dhe nga bisedat telefonike që personat në fjalë kanë kryer me familjarët e tyre. Po ashtu, nga këqyrja e sistemit Tims rezulton një udhëtim tjëtër i kryer nga Spiro dhe Lani me destinacion Turqinë. Ato kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë më datë 27.07.2022, me linjën ajrore “Pegasus-Stamboll 769-770” dhe janë kthyer në Shqipëri më datë 30.07.2022, ora 00:50.

Për të dokumentuar lidhjet midis Visit-Spiros-Gesit dhe personave të tjerë të përfshirë, nga janë mbajtur në përgjim telefonik numrat celularë që I korrespondojnë shtetasve të lartpërmendur. Visi pasi kthehet nga Italia, më datë 10.06.2022, kontakton Spiron dhe Gesin, ku gjatë bisedave që ato kryejnë rezulton të jenë takuar me njëri-tjetrin.

Më datë 12.06.2022, ora 22:58, Gesi mer në telefon Visin dhe I thotë hajde te shpia meri pjesë pjesë (lekët): “214 (Gesi)-O Viso….566(Visi)-he bosi….214-a do vish ti morësh pjesë pjesë?….566-te vi ti mor?…..214-hajd……”.

Etiketa: Operacioni “Ura”pirro capi

Të lidhura

“S’do bëjnë masakër në klasë të 7-të!”/ Drejtori shmang denoncimin për bullizimin e nxënësit në Durrës
Aktualitet

“S’do bëjnë masakër në klasë të 7-të!”/ Drejtori shmang denoncimin për bullizimin e nxënësit në Durrës

Një nënë nga Durrësi ka ngritur një denoncim publik në emisionin investigativ “Fiks Fare”, duke rrëfyer me shqetësim se djali...

22:04 23/05/2025
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur
Bota

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur

Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me thikë të ndodhur të premten në stacionin qendror të trenit...

19:56 23/05/2025
Para
Operacioni “Ura”/ Pasuritë nën sekuestro, zbardhen emrat e kompanive dhe pronarëve

"E kanë kapur me siguri!", ja bisedat mes trafikantëve pas humbjes së kontakteve me shoferin që kishte drogën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“S’do bëjnë masakër në klasë të 7-të!”/ Drejtori shmang denoncimin për bullizimin e nxënësit në Durrës

“S’do bëjnë masakër në klasë të 7-të!”/ Drejtori shmang denoncimin për bullizimin e nxënësit në Durrës

22:04 23/05/2025
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur

19:56 23/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Operacioni “Ura”/ Prej orësh në gjykatë 14 të arrestuarit e grupit “Troplini”

19:44 23/05/2025
“Do të më mbetej peng gjithë jetën”/ Shkodrani shpëton vajzën 7-vjeçare nga mbytja në Londër

“Do të më mbetej peng gjithë jetën”/ Shkodrani shpëton vajzën 7-vjeçare nga mbytja në Londër

19:22 23/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.