Pjetër Nika, 67 vjeç është vënë këtë të shtunë në prangat e Policisë së Lezhës pasi akuzohet se pas një konflikti për çështje pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë nipin e tij. Ka qenë ndërhyrja në kohë e bluve të Lezhës që ka bërë të mundur parandalimin e një krimi të mundshëm brenda familjes. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e zjarrit dhe municioni luftarak. Ndërkohë Policia bën me dije se pas kontrollit në banesë Nikës i është gjetur dhe një sasi tjetër municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji
Një foshnjë rreth 2 muajshe ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa...








