Skip to content
Politikë

Emrat/ Kush janë 12 drejtorët e rinj të policisë

· 2 min lexim

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me zhvillimet më të fundit në reformën e policisë dhe emërimin e drejtuesve të rinj të Drejtorive të Policisë në qarqe.

Sipas tij, kjo është një fazë e rëndësishme e reformës, e cila po mbyllet me emërimin e 12 drejtuesve të rinj, të cilët u shpallën fitues pas një procesi konkurrues ku morën pjesë 43 kandidatë.

Hoxha theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e strukturave të policisë dhe përmirësimin e sigurisë për qytetarët.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të rinj të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, si dhe të trajtojnë seriozisht dhe paanshmërisht shqetësimet që ngritën mediat. Ministri u shpreh se mbështetja për strukturat policore do të vazhdojë, duke i ndihmuar ata në realizimin e objektivave për një siguri më të madhe dhe më të besueshme për qytetarët.

Drejtuesit e rinj në qarqe:

  • Drejtor i Policisë së Tiranes Elton Alushi
  • Drejtor i Policisë së Durrësit Vilson Bala
  • Drejtor i Policisë së Fierit Skënder Hitaj
  • Drejtor i Policisë Elbasan Fatmir Hoxha
  • Drejtor i Policisë Shkodër Fatmir Lleshaj
  • Drejtor i Policisë Korçë Erion Ahmeti
  • Drejtor i Policisë Vlorë Elidon Çela
  • Drejtor i Policisë Lezhë Altin Mena
  • Drejtor i Policisë Gjirokastër Altin Merizaj
  • Drejtor i Policisë Berat Luigj Vathi
  • Drejtor i Policisë Kukës Gentian Berberi
  • Drejtor i Policisë Dibër Artion Duka