Skip to content
Të Gjitha

Emigrant në Gjermani, vritet i riu shqiptar

· 1 min lexim

Një shqiptar është vrarë në Gjermani dy ditë më parë, ndërsa mësohet se viktimë ka mbetur 25-vjeçari nga Delvina Ridjan Myftari.

Sipas mediave vendase shqiptari është vrarë më thikë nga një shtetas afrikan. Ai ndodhej bashkë me kushëririn kur ka ndodhur konflikti.

Shtetasi afrikan ka qëlluar 6 herë me thikë kushëririn e 25-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe njëherë viktimën.

Por goditja ka prekur zemrën dhe i riu shqiptar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq kushëriri i tij është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Myftari kishte emigruar në Gjermani prej pak muajsh.