Skip to content
Të Gjitha

Emërohet drejtoresha e re e INSTAT, miratohet nga Kuvendi me 89 vota (EMRI)

· 1 min lexim

Gjatë seancës së sotme plenare, ndër të tjera u miratua nga ligjvënësit edhe kreu i ri i Institutit të Statistikave.

Pasi u propozua fillimisht më 12 tetor nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat, deputetët miratuan në seancën plenare të sotme me 89 vota pro, 8 kundër dhe 13 abstenim, Drejtoreshën e re të e Institutit të Statistikave, Elsa Dhulin.

Edhe pse u miratua me një mandat të ri, Dhuli është edhe aktualisht drejtoreshë e komanduar e INSTAT, që prej korrikut të vitit 2019, pasi Delina Ibrahimaj u emërua në krye të Drejtorisë së Tatimeve pas shkarkimit të Enton Duros, i cili qëndroi në detyrë vetëm 3 muaj dhe u lirua si pasojë e ngërçit të një hetimi tatimor dhe evazionit fiskal./GazetaReforma.com/