Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive/ Miqtë e Ergys Verdhos me ofertat më të larta, ARRSH u jep 5.3 miliardë lekë mes tyre dhe “Salillarit”  

17:31 29/12/2020
Reading Time: 4 min lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar është duke zhvilluar tendera abuzivë elektoralë, ku iu kontraktohen qindra milionë lekë para fushatës elektorale kompanive të lidhura me qeverinë si Salillari etj. Drejtori i Autoriteti Rrugor, Ergys Verdho haptazi u jep kontratat kompanive që bëjnë ofertat më të shtrenjta për kryerjen e shërbimeve.

Ai u emërua në këtë post me propozim të ministres Belinda Balluku, për të zëvendësuar Vasilika Vjeron, e cila qëndroi vetëm dy javë, po aq sa zgjati emërimi i Sonila Qatos. Në vend të këtyre zonjave u preferua ish-zëvendësi Afrim Qendros, i hetuar për korrupsion. Verdho është nip i ministrit Niko Peleshi dhe kuptohet që i ka krahët e ngrohta edhe në Komisionin e Prokurorimeve publike. Janë 5.3 miliardë lekë që Verdho i ka prokuruar në favor të miqve të tij, përfshirë Salillarin e kompani.

Tenderi 1  

Tenderi i parë quhet “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga Leskovik – Ersekë + rruga Leskovik – Tre Urat (Doganë) (56.5 km)”. Fondi i caktuar është 189.523.776 lekë pa tvsh. Tenderi u zhvillua më 12 tetor 2020 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Nga ankesa e bërë nga kompania pjesëmarrëse në garë “Alb-Korça” shpk del se ky institucion shpik formula, se si të fitojë oferta më e lartë. Jo pak, por diferenca e ofertave është 32 milionë lekë.

Më 16 shtator 2020 është shpallur tenderi, ndërsa më 5 tetor 2020 është zhvilluar “shprehja e interesit”. Në këtë fazë kanë marrë pjesë 6 operatorë dhe janë kualifikuar vetëm “IDK Konstruksion” dhe “Alb Korça 2002” . Data për hapjen e ofertave ishte 12 tetor 2020, ku “IDK Konstruksion” &”Al-Asfalt” dorëzuan ofertën 170,973,307 lekë, ndërsa “Alb Korça 2002” 142,156,029 lekë. Në datën 28 tetor 2020 komisioni  përfundoi vlerësimin në pikë dhe “IDK Konstruksion&AlAsfalt” mori 283 pikë, që me formulën e zgjedhur bëjnë 89.8 pikë mesatare, ndërsa “Alb Korça” 2002  mori 240 pikë, që  janë 88 pikë mesatare.

“Mendojmë se kemi paraqitur ofertë edhe më të ulët se operatori tjetër konkurrues. Nga ana jonë konstatohet që vlerësimi nuk është bërë në përputhje me formën e dhënë në fillim. Nisur nga parashikimi ligjor që pikët maksimale që do të marë një ofertë do të jenë 100 rezulton që vlerësimi në sistem është kryer me pikë që kanë tejkaluar përcaktimin e dhënë. Oferta ekonomike e dhënë nga ana jonë është 157,623,469 lekë pa tvsh pse 32.000.000 lekë më pak”, shkruan kompania në ankesën  e saj.

Tenderi 2

Tenderi quhet “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Cerenecit – Klenjë,Trebisht-Dogane, Qaf Bualli Kraste, Kthesa Lapidari-Lis,K/Rrugen Kombetare-Ulez”, me fond limit 171.954.454 lekë pa tvsh,

Më 28 shtator 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi garën. Operatorët që dorëzuan ofertën ekonomike janë: 1. “Udha” shpk 153,228,667 lekë pa TVSH; “Alko Impex General Construction” shpk 166,994,068.26 lekë pa TVSH; “Selami”shpk 97,910,798 lekë pa TVSH

“Oferta ekonomike e dhënë nga ana jonë është më ulët se operatori ekonomik tjetër konkurrues në këtë procedurë prokurimi”, kështu theksohet në ankesën e kompanisë “Selami”

Në datën 26 tetor 2020, përfundoi vlerësimi në pikë , ku “Udha shpk” u vlerësua me pikët mesatare 72 pikë, “Alko Impex General Construction& Alko Impex Construction me 70 pikë dhe “Selami&England” 96 pikë

Por Autoriteti rrugor e përcaktoi ofertën “Selami &England shpk” anomalisht të ulët.

Më 30 tetor 2020, “Selami” shpk ka paraqitur ankesë ku  shkruan “Ne e kundërshtojmë këtë konkluzion refuzim tuajin me këto argumente: Kjo procedurë objekti i këtij ankimi ishte një procedurë me 2 faza. Faza e parë kualifikimi ligjor dhe Faza e dytë konkurrim për ofertën financiare. Kriter vlerësimi është përzgjedhur oferta ekonomike më e favorshme. Ne kemi dhënë argumente që në ofertën tonë me çmimin e ofruar ne jemi në gjendje dhe në përmbushim pa dëmtuar cilësinë dhe zërat e sinjalistikës horizontale dhe zërin riparimi dhe rifreskimi i sinjalistikës vertikale dhe pajisjeve dhe po ashtu dhe zëri i mirëmbajtja rutinë e veprave të artit (përfshirë dhe urat).

Përveç sa më sipër avantazhet që ne kemi janë mjetet e makineritë në pronësi dhe asete me të drejta shfrytëzimi si linjë e përpunimit të inerteve, karrierë e gurit dhe cakëllit në Strikcan; Fabrika e asfaltit; Nyjë betonit; mjete në pronësi; është e vetëkuptueshme që këto janë garancia më e madhe për të justifikuar koston e reduktuar në zërat e çmimeve”. Por, paratë janë destinuar për kompaninë tjetër nga drejtori Verdha.

Tenderi 3

Edhe tenderi i tretë korruptiv lidhet me mirëmbajtjen e rrugëve. Ai ka objekt “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Berat – Çorovode + rruga Çorovode -Hambull + rruga Hambull – Rog”, me fond limit 168,938,495.00 Lekë pa tvsh

U zhvillua më 29 shtator 2020 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në fazën e shprehjes së interesit u kualifikuan “Salillari”,  2T, Sireta 2F, G.P.G Company; dhe Agbes Construksion

Ofertat e dorëzuara në fazën e dytë ishin: 2T 157,377,451.20 lekë; Salillari 163,544,033.60 lekë; dhe GPG Company&Si-Si-Al 168,888,560 lekë.

Nga vlerësimi, 2T shpk mori 300 pikë ose me pikët mesatare 100 pikë; “Salillari” shpk 296 pikë, me pikë mesatare 97.6 pikë, ndërsa GPG Company&Si-Si-Al shpk 268 pikë, ndërsa me pikët mesatare 90.8 pikë.

Më datë 16 tetor 2020, kompania Salillari shpk u ankua për pikët dhe komisioni bëri rivlerësim.  Më 23 tetor, 2020 komisioni ka kryer procesin e rivlerësimit me pikë të operatorëve si më poshtë: 2T shpk 94 pikë. “Salillari” shpk 97.6 pikë. GPG Company&Si-Si-Al shpk e 90.8 pikë. Pra, Salillari e përmbysi tenderin.

“Vendimi i KVO duke marrë parasysh vlerësimet kontradiktore dhe të pajustifikuara është një vendim haptazi në kundërshtim me përcaktimet e ligjit rregullat e prokurimit publik”, u ankua kompania 2T

Kështu, Verdho do t’ia jepte Salillari këtë tender, megjithëse kishte ofertë më të lartë dhe mori më pak pikë se rivali.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: Ergys Verdhosalillaritender

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Parashikimet e zymta për koronavirusin, zyrtari i OBSH: Jemi ende në fillim të luftës ndaj pandemisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.