Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E vrau të bijën se shkoi në festë me miqtë, arrestohet në spital 49-vjeçari shqiptar

10:05 26/07/2019
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi tre ditë më parë në Australi. Një 20-vjeçare shqiptare humbi jetën në makinën e saj, pasi i ati e qëlloi me thikë për vdekje.

Sabrina Lekaj mbeti e pajetë pas një zënke me babain e saj, Petrit Lekaj pasi e kishte kaluar natën duke festuar me miqtë e saj.

49-vjeçari nuk kishte qenë dakort që vajza e tij të shkonte në festë, ndaj edhe 20-vjeçarja e dinte që i ati i saj do të inatosej së tepërmi me të.

Shqetësimin e saj, ajo madje ua kishte shprehur edhe shoqeve të saj të ngushta, ku u kishte thënë se kur të mbërrinte në shtëpi do i njoftonte me një mesazh në telefon.

49-vjeçari pasi kreu krimin e rëndë, ka tentuar edhe të vetëvritet, duke shkaktuar plagë në pjesën e barkut. Këto ditë, autori i ngjarjes ka qenë nën kujdesin e mjekëve, ku ditën e sotme mësohet se është bërë i mundur edhe arrestimi i tij, pasi vëzhgohej nga policia.

Nisur edhe nga gjendja e tij shëndetësore, ku ende është nën vëzhgimin e mjekëve për çdo komplikacion të mundshëm, Petrit Lekaj nëpërmejt një video-telefonate nga spitali ka realizuar kështu edhe takimin e parë me Gjykatën në Adelaide, Australi.

Pasi gjendja e tij të përmirësohet edhe më shumë, 49-vjeçari do të mbahet në paraburgim për procedurat e proceset gjyqësore të mëtejshme.

Sabrina Lekaj, ishte studente në Universitetin e Australisë Jugore. Ajo kishte një marrëdhënie të paqëndrueshme me prindërit, gjë të cilën ua kishte rrëfyer edhe miqve. Adoleshentja nuk donte që të jetonte më në një çati me prindërit, të cilët e kishin quajtur edhe k*rvë.

Sabrina u gjet e vdekur në makinën e saj në Adelaide, pranë shtëpisë së saj.

Një nga shoqet e ngushta të Sabrinës ka thënë për mediat e huaja se ajo ishte një pianiste e shkëlqyer po ashtu. Shoqja e saj Jana Fandi, ka treguar se ishte shumë e talentuar dhe se vdekja e saj është një tragjedi që i ka tronditur të gjithë shokët e saj.

Etiketa: 49 vjecari shqiptararrestohete vrau te bijenme miqtene spitalshkoi ne feste

Të tjera

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët
Aktualitet

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

Shëndetësia shqiptare po zhytet çdo ditë e më shumë në kaos dhe në skandale të njëpasnjëshme. Skandali i radhës vjen...

15:20 28/08/2025
Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale
Aktualitet

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

Paratë nuk jepen falas. Shqiptarët këtë mësim duhet ta kishin përvetësuar përgjithmonë pas vitit 1997, kur vendi u zhyt në...

14:15 28/08/2025
Para

Jepet vendimi, KPA shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zganjorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

15:20 28/08/2025
Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

14:15 28/08/2025
Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

12:04 28/08/2025
Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

10:29 28/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.