Skip to content
Të Gjitha

E turpshme/ Rrezikoi të mbytej në Palasë, Vittorio Sgarbi e quan qytetërim grek Bylisin

· 2 min lexim

Personaliteti i madh italian Vittorio Sgarbi ka qenë mysafir për disa ditë në Shqipëri, ku madje desh u mbyt në bregdetin e Palasës, pasi u fut për të provuar ujin.

Vittorio Sgarbi erdhi në Shqipëri për të zhvilluar një tur promovues për vendin tonë, por mesa duket ka dështuar me njohuritë e tij.

Teksa ka qenë në një vizitë në Bylis, Vittorio Sgarbi e ka cilësuar atë si një qytetërim grek.

Ky cilësim prej tij është bërë në rrjetin e tij social Instagram, por edhe në një video.

Pikërisht për këtë ka reaguar edhe Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore përmes arkeologut Neritan Ceka i cili shpërthen në nota revolte edhe ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti që e ka shoqëruar gjatë këtyre ditëve Sgarbin në vizitat e tij në Shqipëri.

Ceka shkruan:

“KUSH DO IA KETË THENË ZGARBIT QË BYLIS ËSHTË GREK ?

Nuk mjaftoi që bënë grek Butrinti, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastrioteve dhe po i falej lebërve.

Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një herë zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrise së Kulturës. Amen”!