Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“E rrahën për vdekje, jo atentat me armë” – Corriere della Sera ngre dyshime për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë

19:30 02/10/2025
Reading Time: 2 min lexim

Vrasja e sipërmarrësit italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, në fshatin Salari të Tepelenës, ka marrë përmasa gjithnjë e më të errëta, teksa mediat italiane hedhin poshtë versionin zyrtar të autoriteteve shqiptare. “Corriere della Sera”, prestigjiozja italiane, e ka rikthyer ngjarjen në vëmendje duke ngritur dyshime të forta mbi mënyrën se si u zhvilluan hetimet dhe mbi rrethanat e vdekjes së biznesmenit.

Sipas raportimit, Sarchi nuk është vrarë me armë zjarri, por është dhunuar brutalisht me sende të forta, duke u goditur për vdekje në kokë. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, çka përjashton pistën e një atentati me armë. Pikëpyetje të tjera janë ngritur edhe mbi dëshmitë kontradiktore të tre anëtarëve të familjes Braçi, të cilët ndodheshin me viktimën në momentin e vrasjes. Fillimisht ata kanë deklaruar se një person i armatosur në këmbë u kishte dalë përpara dhe kishte qëlluar me breshëri, ndërsa një version tjetër flet për një konflikt të çastit mes Sarchit dhe 48-vjeçarit Kamber Sulçaj, i dyshuar si autor i ngjarjes.

“Corriere della Sera” shkon më tej, duke ngritur dyshimin se vetë personat që raportuan vrasjen mund të kenë qenë të përfshirë në ekzekutimin e sipërmarrësit italian. Ky dyshim bazohet në deklaratat e tyre të paqarta dhe mbi faktin se disa prej tyre janë emra të njohur për autoritetet shqiptare për episode të mëparshme dhune.

Një tjetër element që shton misterin është se Sarchit nuk iu krye autopsi, ndërkohë që bashkëshortja e tij shqiptare, Majlinda Taga, organizoi funeralet në mënyrë të menjëhershme dhe private, duke mbyllur çdo mundësi për ekzaminim mjeko-ligjor. Mediat italiane theksojnë se Taga është aksionere në bizneset e Sarchit dhe ka lidhje të ngushta me ortakët e tij, mes të cilëve edhe shtetasi Gazment Braçi.

Sipas “Corriere della Sera”, hetimi në Shqipëri duket i mbyllur, gjë që lidhet edhe me faktin se ortakët e biznesmenit kanë lidhje familjare me një eksponent të fuqishëm politik. Ndërkohë, i vetmi i shpallur në kërkim, 48-vjeçari Kamber Sulçaj, ndodhet ende në arrati, ndërsa pritet që Prokuroria të kërkojë masë sigurie ndaj tij.

Në analizën e saj, media italiane e përshkruan ngjarjen si një vrasje të mbuluar me mister, ku heshtja lokale, funerali i shpejtë dhe mungesa e autopsisë e bëjnë edhe më të dyshimtë këtë rast. Një skenar i errët që, sipas saj, ngre dyshime për përfshirjen e figurave me ndikim në Shqipëri dhe lë në hije të vërtetën e vdekjes së Edoardo Sarchit.

Të tjera

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero
Aktualitet

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

Pas votimit në Kuvend që rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, reagimet e ambasadave perëndimore u bënë...

16:20 12/03/2026
Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore
Aktualitet

Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

Shqipëria rezulton një nga vendet më të brishta energjetikisht në Europë, me vetëm rreth 15 ditë rezerva nafte. Ky është...

15:18 12/03/2026
Para
Horoskopi: 3 tetor 2025

Horoskopi: 3 tetor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

16:20 12/03/2026
Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

15:18 12/03/2026
Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

12:54 12/03/2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

11:30 12/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.