Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Vlorë, 45-vjeçari vetëvaret në stanin e bagëtive

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Një 45-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në stanin e bagëtive..

Policia njofton se në zonën e Portonovës, Zvërnec, në stan bagëtish dyshohet se është vetëvarur me litar për shkak të depresionit shtetasi B.J., rreth 45 vjeç, banues në Vlorë, thotë policia.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Në zonën e Portonovës, Zvërnec, në stan bagëtish dyshohet se është vetëvarur me litar për shkak të depresionit shtetasi B.J., rreth 45 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga litari.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.