Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Tiranë! Po bënte riparime, 36-vjeçari bie nga çatia e shtëpisë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një 36-vjeçar ka rënë nga çatia e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Azem Hajdari, ndërsa si dëmtuari është identifikuar me emrin Klajdi Caka, raporton News 24.

Mësohet se i riu ishte ngjitur në çatinë e shtëpisë së tij, pasditen e sotme për të punuar por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Aktualisht ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.