Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Tiranë, i riu hidhet nga kati i 12-të

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Një 33-vjeçar me inciale A.R., është hedhur nga kati i 12-të i një pallati në rrugën “Shefqet Musarai”.

Për pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se i riu ndodhej në kushte të rënduara psikologjike.

Grpi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendëshme të një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.