Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Mirëditë/ Kishin konflikte prej një viti, 60-vjeçari përplas për vdekje ish-kolegun

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bungaj të Mirëditës, ku një person ka përplasur me makinë dikë tjetër. Bëhet e ditur se ka qenë 60-vjeçari Mhill Gega ai që ka marrë makinën e tij dhe  ka përplasur me qëllim 68 vjeçarin Mark Gjeta. Dosja.al shkruan se të dy personat në fjalë kishin konflik me njëri-tjetrin prej një viti.

Gega dhe Gjeta kishin punuar më parë në një ndërmarrje dhe kishin pasur konflikte të vazhdueshme prej një viti derisa sherri përfundoi me vrasjen e Gjetës. Në mesditën e sotme, Gega mori makinën e tij tip “Benz” pas konfliktit verbal dhe fizik që pati me Gjetën dhe e përplasi qëllimisht këtë të funndit.

Gjeta ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa bëhet e ditur se të dy personat në fjalë ishin shoqëruar më herët në polici si pasojë e konflikteve të tyre. Fillimisht ngjarja u raportua nga policia si aksident, por pas zbulimit të rrethanave Gega u vu në pranga dhe do të përballet me drejtësinë.

Njoftimi që policia e Mirëditës kishte bërë më herët:

Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M. G., 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.Nga shërbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M. G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.