Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Fier, 35-vjeçari gjendet i pajetë

· 1 min lexim

Një person është gjetur i pajetë mesditë e sotme në afërsi të lumit Vjosë, pranë fshatit Hambar në Fier.

Viktima është një 35-vjeçar, trupi i të cilit ishte dekompozuar.

Identiteti i tij nuk është zbuluar ende.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit të Fierit.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë,  çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur  dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.