Skip to content
Aktualitet

E rëndë në Durrës, gjendet në det trupi i pajetë i një personi

· 1 min lexim

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në detin e Durrësit.

Ka qenë një anije peshkimi që ka parë kufomën në sipërfaqe të ujit.

Kufoma është nxjerrë pak minuta më parë dhe është dërguar në morgun e qytetit.

Deri më tani nuk ka detaje në lidhje me identitetin e personit që është gjetur i pajetë.

Policia është duke hetuar ngjarjen për të bërë dhe zbardhjen e plotë të saj.