Skip to content
Të Gjitha

E rëndë/ Ishte në intubim, ndërron jetë nga Covid 21-vjeçari nga Elbasani

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme është shënuar edhe viktima më e re nga Covid në vendin tonë.

Mësohet se ka ndërruar jetë një 21-vjeçar nga Elbasani, i cili kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Bëhet me dije se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19.

Pasi gjendja e tij është rënduar, mbrëmjen e djeshme ai është sjell në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se 21-vjeçari është futur menjëherë në intubim por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë mbrëmjen e sotme./GazetaReforma.com/