Skip to content
Të Gjitha

E rëndë/ Bie nga lartësia gjatë kohës që po punonte, humbet jetën 60-vjeçari

· 2 min lexim

Një 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Saukut në Tiranë, pasi ka rënë nga larësia.

Ngjarja ka ndodhur në orë 9:00 të mëngjesit të sotëm, ku 60-vjeçari, F.Z ka qenë në punë dke rikonstruktuar një shtëpi në këtë zonë.

Njoftimi i parë i policisë bën me dije se i moshuari ka humbur jetën gjatë momentit që ishte duke u transportuar për në spital dhe kjo për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Ende nuk ka një raport të sakt se cili ka qenë shkaku i rrëzimit të tij, megjithatë ajo që vihej re, ishte se F.Z nuk kishte respekuar rregullat e mbrojtjes në punë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në zonën e Saukut në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta shtetasi F. Z., 60 vjeç i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pak javë më parë një tjetër punëtor humbi jetën te “Arena Kombëtare” pasi ra nga lartësia.  Naim Idrizi, 40-vjeç ishte  duke punuar në ambientet e stadiumit kur ra nga lartësia.