Skip to content
Të Gjitha

E rëndë! Aksident me pasojë vdekjen, viktima ende në rrugë (FOTO)

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në aksin Levan – Tepelenë, raporton BalkanWeb.

Konkretisht, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kafaraj, teksa bëhet me dije se viktimë ka mbetur një shtetas i seksit mashkull, që ishte duke udhëtuar me motor.


Mësohet se viktima po ecte me motor, kur u përplas fatalisht nga një automjet në lëvizje.

Momentalisht në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia dhe mjekë të Spitalit të Fierit, teksa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se ende viktima është në rrugë, ndërsa është mbuluar me një çarçaf.

Hetuesit ndërkohë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.