Skip to content
Rajoni

E raporton ngjarjen pas 4 muajsh, 19-vjeçarja përdhunohet nga katër meshkuj

· 2 min lexim

Një ngjarje e tmerrshme dhe shumë e rëndë dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Prishtinës para katër muajsh. Mësohet se një 19-vjeçare ka raportuar në Policinë vendase se para katër muajsh është dhunuar nga katër meshkuj, dy nga të cilët i njeh. Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur në mal, në një shtëpi të pabanuar, rrugës që çon në fshatin Koliq të Prishtinës. Vajza 19-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar me forcë nga katër personat e dyshuar, dy prej të cilëve i njeh.

Por vetëm pas katër muajsh, vajza ka raportuar ngjarjen në polici pasi që atëherë ka kuptuar se si pasojë e këtij dhunimi, kishte mbetur shtatzënë. Sipas “GazetaExpress” vajza që ka raportuar këtë ngjarje të rëndë posedon edhe raportin mjekësor për atë çfarë thotë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Dhunim” dhe menjëherë pasi janë informuar për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur hetimet për zbulimin dhe verifikimin e saj.

“Dhunim. Koliq NN. Me 20.01.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar dy nga ta i njeh. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.