Skip to content
Të Gjitha

E qëlloi me çifte gjahu për arsye pronësie/ Ndërron jetë pronari i furrës së bukës në Kavajë

· 1 min lexim

Edhe një tjetër person i shtohet listës së të ekzekutuarve dhe këtë herë bëhet fjalë për 60-vjeçarin Esat Kotorri.

Kotorri pronar i një furre buke është qëlluar nga 26-vjeçari, Seferino Troka pas një konflikti pronësie.

60-vjeçari është qëlluar me çifte gjahu pranë ambienteve të biznesit të tij në datë 15 mars dhe pas plagëve të marra ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Ndryshe nga krimet e tjera të ndodhura deri më tani, autori, Seferino Troka tashmë gjendet në prangat e Policisë së Kavajës, ku edhe është akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Mirëpo pas vdekjes së Esat Kotorrit, vepra penale do të ndryshojë duke qenë se tashmë ai e arriti qëllimin e tij, 60-vjeçari tashmë ka ndërruar jetë.