Skip to content
Të Gjitha

E plagosën sot në banesë/ Autorët i dogjën makinën, kush është Ardian Çapja që u ka shpëtuar dy atentateve?

· 2 min lexim

Pak minuta më parë një atentat me armë zjarri u regjistrua në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se personi i plagosur është Ardian Çapja.

Mësohet se Çapja është dërguar për në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Dihet që Çapja nuk është një emër i panjohur në Shqipëri.

Përveç sulmeve nga fiset rivale në Elbasan, ai është pronar edhe i një hoteli ku kohë më parë OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë.

Çapja edhe më herët ka qenë i përfshirë në konflikte me persona të tjerë në qytetin e Elbasanit.

Një atentat ishte zhvilluar ndaj tij në 6 gusht të vitit 2017, që kishte qenë i mirëorganizuar, ndërsa ai u qëllua me kallashnikov e armë të tjera.

Autorët e këtij atentati ende nuk janë identifikuar.

Ndërkohë ditën e sotme, ngjarja ndodhi rreth orës 09:43 minuta në lagjen “Skënderbej”.

Po ashtu policia ka gjetur edhe një mjet të djegur,  tip “Wolkswagen”, i cili mendohet se i përket autorëve të plagosjes së Ardian Çapjas.

Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç.

Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.