Skip to content
Të Gjitha

E pazakontë në Durrës! 20-vjeçari plagos me thikë vëllain, shkak syfyri

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Durrës.

Ndërkohë që janë zbardhur detaje të reja pas përplasjes së dy vëllezërve ditën e djeshme në Durrës.

Mësohet se 2 vëllezërit janë përplasur për shkak se njëri prej tyre kishte vënë alarmin e telefonit per tu zgjuar nga gjumi që të hante syfyrin.

Zhurma ka shqetësuar 20-vjecarin i cili e ka qëlluar të vëllanë me thike duke e lënë te plagosur rëndë.  Vëllezerit jetonin bashkë në një shtëpi me qira ne zonen e plazhit ne lagjen 13 te qytetit te Durresit.

Ndërkohë që policia ka arrestuar 20-vjeçarin Egzon Oruçi, që ka plagosur me thikë vëllain e tij 27-vjeçar Bernard Oruçi për shkak të alarmit të telefonit .

27-vjeçari, Bernad Oruçi është transportuar me urgjencë në spitali ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.  Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.