Skip to content
Të Gjitha

E lanë të plagosur në dyert e spitalit, ndërron jetë shqiptari në Spanjë

· 1 min lexim

Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Spanjë.

Ngjarja është regjistruar në spitalin  “La Fe”, në Valencia të Spanjës.

Persona të panjohur e lanë të riun përpara dyerve të spitalit.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari ishte plagosur me armë zjarri.

Menjëherë mjekët i dhanë ndihmën e parë, por nuk mundën ta mbanin në jetë.

Policia spanjolle ka nisur hetimet, për të zbuluar persona që e lanë shqiptarin të plagosur në dyert e spitalit.

Identiteti i viktimës ndërkohë  nuk është bërë ende publik.