Skip to content
Të Gjitha

E kanë arrestuar për vjedhje makinash, PD nxjerr fakte të reja për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës

· 1 min lexim

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më parë, PD nxorri sot të dhëna të reja, në lidhje me dënimin e kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babanit, në Itali.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, rezulton se Babani është dënuar për vjedhje makinash në Siçili.

Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, Babani nuk mund të punësohet në administratën shtetërore.


Ky i fundit e ka kryer këtë vepër penale nën identitetin e rremë Marq Babaj.

Këtë fakt Babani e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit dhe për këtë aryse duhet të ndiqet penalisht.

Si për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, por edhe për atë të Vorës apo Shkodrës, Bardhi tha se mbrohen nga Rama, i cili është i fshehur pas prokurorisë.