Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E ëma mendoi se ishte braktisur, ndaj braktisi atë: Historia e zyrtarit të PS, Alfred Muharremi, që u rrit në jetimore me vetëm një palë xhinse në vit

12:53 29/11/2025
Reading Time: 2 min lexim
E ëma mendoi se ishte braktisur, ndaj braktisi atë: Historia e zyrtarit të PS, Alfred Muharremi, që u rrit në jetimore me vetëm një palë...

Screenshot

Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka ndarë publikisht një prej historive më të ndjeshme të jetës së tij, duke treguar se si një keqkuptim mes prindërve solli braktisjen e tij në jetimore. Në rrëfimin e dhënë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ai shpjegoi se nëna e la pas, duke besuar se ishte braktisur vetë nga babai i tij.

“Babai im ishte i detyruar të largohej për në Greqi për të marrë vizën amerikane, pasi nuk ishte konsull. Kjo periudhë tranzitore zgjati rreth gjashtë muaj. Gjatë kohës që ai mungonte, marrëdhënia me mamain tim, e cila nuk ishte e martuar me të, u ndërlikua. Pa mjete komunikimi, nëna mendoi se babai po e braktiste, filloi një histori tjetër dhe kështu ndodhi keqkuptimi që më solli mua në situatën e braktisjes”, rrëfeu Muharremi.

Ai rikujtoi edhe momentin e parë kur takoi të atin pas shumë vitesh, një përballje e ngarkuar emocionalisht për të dy.

“Babai erdhi bashkë me dy vëllezërit e mi. Nuk e dija nga po vinte. Ishte një moment shumë domethënës, sepse instinktivisht e kuptova që ai ishte babai im. Djali im, Arvi, shkoi drejt tij instiktivisht. Takimi ishte shumë emocionues. Gjatë muajit pasues, u takuam shpesh, edhe pse ndihesha sikur isha në një fushatë, duke takuar njerëz. Por babai më priti shumë mirë”, tha ai.

Muharremi foli edhe për jetën e vështirë në jetimore dhe diskriminimin që hasi në shoqëri pasi doli prej saj.

“Tirana ka qenë një tmerr për mua. Kam përjetuar abuzime verbale, fizike dhe diskriminim në shoqëri. Kur isha jashtë dyerve të fshatit SOS, duhej të përballoja jetën i vetëm. Institucionet nuk ofronin asnjë mbështetje reale. Merrnim një pagesë prej 3 000 lekësh dhe duhej të ndiqnim shkollën dhe të punonim. Unë kam punuar deri në orën 1:00 të natës si kamarier dhe në mëngjes para orës 3:00 paraqitesha sërish në punë. Nuk kisha luksin më të vogël; p.sh. dy palë xhinse në vit nuk ishin të mundura, vetëm një palë xhinse dhe një palë atlete”, u shpreh ai.

Në fund, ai theksoi se pavarësisht gjithë vështirësive, këto përvoja e formësuan dhe i dhanë mësime të vlefshme.

“Mësimet që të jep dhimbja nuk t’i jep askush tjetër. Ato janë kthyer në model dhe përpiqem t’i tregoj shoqërisë se nuk jemi viktima. Ne meritojmë kushte të barabarta dhe mund të kontribuojmë në çdo komunitet”, përfundoi Muharremi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Dita Botërore Kundër HIV/AIDS: 125 raste të reja në Shqipëri këtë vit, meshkujt mbeten më të prekurit

Dita Botërore Kundër HIV/AIDS: 125 raste të reja në Shqipëri këtë vit, meshkujt mbeten më të prekurit

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip