Skip to content
Të Gjitha

“E do plaku dixhital dhe Meta teatrin”, Rama ironizon dhe Edmond Budinën: Të njoh si aktor dytësor në filmat e komunizmit

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga foltorja e kuvendit për shembjen e Teatrit Kombëtar duke ironizuar Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Në fjalën e tij, Rama iu përgjigjdhe Edmond Budinës, duke thënë se ai e njeh si një aktor dytësor në filmat e realizimit socialist.

“Të them unë që nuk e do plaku digjital i lindur,por jo nuk e them dot se ai është një dramaturg i lindur.

Të them unë që nuk e do ai komediani në Presidencë teatrin.

E do ai teatrin se vjen me shqiponjën në kushtetutë dhe na çjerr të gjithëve me gjithë Çim Pekën në çantë.

Një Budinë e madhe dhe një Budinë e vogël që pas fjalimit shkojnë e përfafojnë Lulin.

Budina i madh thotë që është shtetas italian, por unë e njoh si aktor dytësor në filmat e realizmit socialist”, u shpreh Rama.

Fjala e Ramës është pritur me shumë kundërshtime nga deputetët e opozitës.

Atyre që Rama u përmendi emrin në fjalën e tij, kanë dashur të replikojnë, por kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi nuk i ka lejuar të flasin.

Edhe Murrizit që i la fjalën, e la vetëm për pak sekonda të replikonte.

Myslim Murrizi i ka thënë Ramës se herë i ngjan si Ismail Qemali kur e sheh nga afër, e herë si Skënderbeu kur e sheh si Elisa.