Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E-Albania jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

14:53 28/12/2025
Reading Time: 2 min lexim
Screenshot

Screenshot

Prej më shumë se një jave, portali qeveritar e-Albania vijon të ketë probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Vështirësitë janë shfaqur edhe këtë të diel, duke penguar aksesin në platformë dhe kryerjen e shërbimeve të nevojshme administrative.

Në faqen zyrtare të e-Albania vazhdon të shfaqet i njëjti njoftim, ku thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po kryen operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik. Sipas njoftimit, gjatë këtyre proceseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ndërsa përdoruesve u kërkohet mirëkuptim për vështirësitë e hasura në shërbimet publike online.

Pesë ditë më parë, Aleanca për Profesionistët e Lirë e ngriti publikisht këtë situatë si problem serioz, duke theksuar se bizneset nuk arrijnë të marrin shërbime apo të kryejnë pagesa. Në reagimin e saj, Aleanca kërkon sqarime të mëtejshme nga institucionet përgjegjëse, duke nënvizuar se këto platforma janë tashmë infrastrukturë bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore.

Sipas Aleancës, ndërprerja edhe e përkohshme e sistemeve digjitale krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë për bizneset dhe profesionistët e lirë, të cilët varen pothuajse tërësisht nga shërbimet online. Reagimi ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë teknike të sistemeve, menaxhimin e riskut, kapacitetet e back up-it, komunikimin institucional dhe mungesën e mekanizmave alternativë në raste të tilla.

Në këtë kontekst, Aleanca kërkon transparencë më të madhe mbi shkaqet dhe kohëzgjatjen e ndërprerjeve, forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemeve digjitale, parashikimin e procedurave alternative dhe shtyrjen automatike të afateve ligjore, si dhe komunikim të qartë dhe në kohë me përdoruesit për të shmangur pasigurinë dhe keqinterpretimet.

Problemet nuk prekin vetëm bizneset. Edhe qytetarët hasin vështirësi në shërbime bazë si regjistrimi i fëmijëve të porsalindur, aplikimet për pajisje me dokumente identifikimi apo rinovimin e pasaportave. Situata bëhet edhe më problematike në këtë periudhë fundviti, kur rikthimi i emigrantëve në atdhe është i lartë dhe shumë prej tyre përpiqen të shfrytëzojnë ditët e pushimit për të kryer dokumentacionet e nevojshme.

Të tjera

Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë
Aktualitet

Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

Partia Socialiste po hyn në një tur të ri kombëtar nën moton “Punët e Shqipërisë”, i parashikuar të zgjasë 9...

15:43 31/03/2026
Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët
Aktualitet

Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët

Operatori One Albania ka vendosur të rrisë sërish tarifat për të gjithë abonentët duke nisur nga 1 maji 2026, duke...

14:29 31/03/2026
Para
Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

15:43 31/03/2026
Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët

Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët

14:29 31/03/2026
Ushqimet rriten deri në 50%, Xhixho: Qeveria po thellon krizën me çmimet

Ushqimet rriten deri në 50%, Xhixho: Qeveria po thellon krizën me çmimet

14:13 31/03/2026
Mëlyshi: Reforma territoriale u bë për vota, jo për qytetarët

Mëlyshi: Reforma territoriale u bë për vota, jo për qytetarët

13:42 31/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.