Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dy të vrarë për një kafe në Manëz: Sherri absurd që përfundoi në gjak, autori në arrati

10:47 22/10/2025
Reading Time: 3 min lexim

Një ngjarje e pabesueshme ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Durrësit. Dy persona kanë humbur jetën pas një konflikti banal në Manëz, i cili nisi brenda një lokali dhe përfundoi me të shtëna armësh pranë një karburanti. Një sherr për një kafe në mesnatë u kthye në tragjedi, duke marrë jetën e dy të rinjve dhe lënë pas panik, dy familje të shkatërruara dhe një komunitet të tronditur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, në një lokal të zonës, ku sipas burimeve hetimore, 21-vjeçari Daniel Pepa dhe shoku i tij, Aranit Kurti, 23 vjeç, kishin hyrë për të pirë një kafe. Kamerieri i lokalit, Alteo Pepa, ka treguar se ekspresi i kafesë ishte fikur dhe nuk mund t’u shërbente në atë orë. Ky refuzim, krejt i zakonshëm, mjaftoi për të ndezur gjakrat.

Sipas dëshmisë së kamarierit, Danieli, i irrituar, filloi ta shante dhe i kërkoi me ngulm që ta ndizte ekspresin. Në atë moment ndërhyri Flori Paluçi, 33 vjeç, banor i njohur i zonës, i cili ndodhej në lokal dhe u përpoq të ndërhynte për të qetësuar situatën. “Daniel Pepa dhe Araniti erdhën në lokal rreth orës 1 e gjysmë dhe kërkuan kafe. I thashë që s’ka, se ekspresi është fikur. Ai u acarua, filloi të më shante, dhe në atë moment ndërhyri Flori për të më dalë në krah. Dolën jashtë dhe aty ndodhi tragjedia” – ka dëshmuar kamerieri para hetuesve.

Pas debatit verbal, përplasja u zhvendos jashtë lokalit. Sipas dinamikës paraprake të ngjarjes, Flori Paluçi qëlloi i pari me armë zjarri, duke lënë të vdekur Aranit Kurtin, mikun e Daniel Pepës. Pas kësaj, Danieli mori armën dhe qëlloi në drejtim të Paluçit, duke e vrarë menjëherë.

Të dy viktimat, Aranit Kurti dhe Flori Paluçi, ndërruan jetë në vendngjarje, në një ngjarje që tronditi banorët e Manzës për absurditetin e saj.

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim Daniel Pepën, 21 vjeç, i cili pas krimit është larguar dhe ndodhet ende në arrati. Uniformat blu kanë shoqëruar për pyetje shtatë persona që ndodheshin në lokal gjatë momentit të ngjarjes, përfshirë edhe kamerierin që pa gjithçka të ndodhte përpara syve të tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për të dokumentuar çdo detaj të kësaj vrasjeje të dyfishtë dhe për të përcaktuar saktësisht rolet e secilit të përfshirë.

Burime nga policia bëjnë me dije se Flori Paluçi ishte person me precedentë penalë dhe kishte pasur probleme me ligjin jashtë vendit. Edhe Daniel Pepa, autori i dyshuar që ndodhet në kërkim, njihej si i ri problematik në zonë.

Një zënkë për një kafe, një fjalë e hedhur me nerva dhe një ndërhyrje e gabuar mjaftuan për të kthyer një situatë të zakonshme në një natë gjaku. Në Manëz, dy familje po vajtojnë sot djemtë e tyre të rinj, ndërsa policia vijon kërkimet për autorin e arratisur, në një histori që dëshmon edhe një herë sa lehtë humbet jeta mes impulsit, arrogancës dhe armëve që qarkullojnë lirshëm.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen 4 policë në Kavajë për shpërdorim detyre

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen 4 policë në Kavajë për shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.