Skip to content
Bota

Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare arrestohen në Gjermani dhe Britani, akuzat

· 2 min lexim

Arrestohet në Gjermani  21-vjeçari Danjel Lalaj,, i shpallur në kërkim nga GjKKO që prej vitit 2021.

Ai akuzohet për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, në Britani është ndaluar 25-vjeçari Bekim Çelaj nga Tropoja, i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Për të, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” që prej vitit 2022.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Kapet në Gjermani, një shtetas i akuzuar nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve nëpërmjet Interpol Tiranës, në kohë reale, me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuara, u mundësuan:

-kapja në Gjermani, e shtetasit D. L., 21 vjeç, i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-kapja në Mbretëri të Bashkuar, e shtetasit B. Ç., 25 vjeç, i lindur në Tropojë, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.