Skip to content
Të Gjitha

Dy aksidente në 3 minuta mëngjesin e sotëm në Tiranë, automjetet përplasin biçikletat dhe largohen nga vendi i ngjarjes

· 2 min lexim

Dy aksidente brenda tre minutave kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Dy automjete kanë përplasur dy biçikleta dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Një nga aksidentet ka ndodhur në sheshin “Karl Topia” në orën 08:47 minuta të mëngjesit të sotëm.

Drejtuesi i një mjeti ka përplasur drejtuesen e biçikletës, shtetasen N. C., 22 vjeçe.

E reja është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar ende.

3 minuta më vonë, tek rruga “Teodor Keko’’ në Unazën e Re një automjet ka përplasur biçikletën me drejtuese D.Sh, 25 vjeçe e cila ndodhet në spital.

Njoftimi nga policia:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.