Skip to content
Uncategorized

‘Duan t’i vënë gjobë…’/ Kampioni McGregor mohon çdo akuzë për sjellje për sulm s*eksual

· 1 min lexim

Conor McGregor rikthehet edhe një herë në titujt e mediave botërore, por jo se kësaj here ka fituar ndonjë titull kampion…

Ish-kampioni i UFC u arrestua në Francë, nën akuzat për sulm seksual dhe ekspozim të pahijshëm.

Emmanuelle Ramon, avokati i McGregor, tha se, klienti i tij mohoi me forcë çdo keqbërje.

Audie Attar, menaxheri i McGregor, tha në një deklaratë: “Unë jam i zemëruar dhe po ju a them me zë të lartë: Conor McGregor nuk është dhe nuk do të jetë në shënjestrën e atyre që kërkojnë të vendosin gjoba”.

McGregor aka The Notorius, i ka mohuar të gjitha akuzat.

Përfaqësuesit e tij u shprehën: “Conor i mohon plotësisht të gjitha akuzat që janë bërë për sjelljen e tij. Ai u mor në pyetje dhe është liruar tani nga komisiariati”.

McGregor është fotografuar kohët e fundit së bashku me partneren e tij, Dee Devlin, duke marrë pjesë në një ngjarje luksoze në rajon, në portin e Calvi të premten në mbrëmje.

Ditën e dielë ai do të nisej në një udhëtim me Princesën Charlene të Monakos, për të marrë pjesë në një event mbi ndërgjegjsimin dhe sigurinë e ujit të pijshëm.

/GazetaReforma.com/