SPAK kërkon 16 vite burg për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, planifikuan vrasjen e Martinajt dhe Mihasit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të akuzuar se kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite për Drianto Bardhin, duke kërkuar në total 16 vite burg për dy të pandehurit.
Çështja është pjesë e dosjes së njohur si “Revanshi”, hetimet e së cilës kanë zbardhur mijëra komunikime të zhvilluara përmes aplikacionit të koduar Sky ECC.
Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, si drejtues i grupit kriminal përgjegjës për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Kërkesa e SPAK për dënimin e Dukës dhe Bardhit nuk përbën ende një vendim përfundimtar të gjykatës.