Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dritan Agolli, njeriu që shndërroi FSHZH në bankomatin e klientelës: nga tenderi 6 milionë dollarësh i satelitëve te mashtrimi i ri 2.6 milionë euro me avionë

13:21 21/11/2025
Reading Time: 4 min lexim

Qeveria po përsërit të njëjtin mashtrim që ka bërë për vite me radhë: teknologji me bujë, premtime me fjalor futurist, shifra marramendëse dhe në fund një kuti bosh që paguhet nga shqiptarët. Tenderi i ri prej 2.6 milionë eurosh i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nën firmën e Dritan Agollit, për fotografim ajror të territorit, është jo vetëm i pajustifikuar, por i pajetueshëm nga logjika. Sepse nëse shteti ka paguar tashmë 6 milionë dollarë për shërbimin satelitor 3-vjeçar që duhej të bënte të njëjtën punë, pse kërkohet sot një tender tjetër paralel? Pse Shqipëria kërkon të paguajë dy herë për të njëjtën gjë? Dhe më e rëndësishmja: ku është produkti i parë?

Sipas dokumenteve zyrtare, vendi ynë nuk ka foto të reja ajrore dhe informacioni hartografik është i vjetruar. Kjo deklaratë e thënë nga vetë FSHZH hedh në erë propagandën qeveritare të satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”. Sistemi që u shit si “syri i qiellit” që do shihte zjarre, ndërtime pa leje, kultivim droge, erozion, peshkim të paligjshëm dhe qindra funksione të tjera, nuk ka dhënë asnjë të dhënë të përdorshme. IKMT nuk ka shembur asnjë objekt bazuar në pamje satelitore. Policia nuk ka zbuluar asnjë parcelë narkotikësh falë satelitëve. Ministria e Mbrojtjes ka marrë vetëm numërimin e serave. Institucionet pranojnë se stafi nuk di t’i lexojë imazhet. Dhe tenderi milionësh nuk ka prodhuar asgjë.

Në këtë klimë dështimi, FSHZH hap një tender të ri për fotografim me avionë, sikur projekti satelitor të mos kishte ekzistuar kurrë. Shifra 2.6 milionë euro nuk shoqërohet me analizë kostoje, krahasim tregu apo studim fizibiliteti. Nuk ka transparencë. Nuk ka argument se pse Shqipëria duhet të paguajë një vlerë kaq të lartë për fotografim ajror, kur vendet e rajonit me sipërfaqe më të madhe dhe infrastrukturë më të komplikuar paguajnë më pak. Pa transparencë, çdo shifër është e dyshimtë. Një pjesë e mirë e këtyre parave nuk do të përdoret kurrë për projektin, por për xhepat e zakonshëm të sistemit. Sepse modelin e njohim: tender i madh, zero produkt, zero llogari, zero përgjegjësi.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Dritan Agolli nënshkruan tendera me aromë të fortë klientelizmi. Nën drejtimin e tij, FSHZH është kthyer në instrument politik dhe financiar. Tenderi 500 milionë lekë i menusë së 100 fshatrave i shkoi Alfio Rrotanit, partner biznesi me djalin e Agollit, me produkt final një libër gatimi dhe një dokumentar. SPAK nisi hetimet, por tenderi u pagua dhe dokumentari nuk shërben për asgjë. Në Kukës, rreth 3 milionë euro iu dhanë kompanisë së vëllait të Safet Gjicit, ish-pronë e vetë kryebashkiakut. Te projekti i FUSHËS, u zgjodh oferta më e shtrenjtë duke skualifikuar tre të tjera më të ulëta. FSHZH i dha tender edhe për ndërtimin e Zip Line-s te Kantina Duka, në pronë private të vëllezërve Armand dhe Agron Duka, duke përdorur fonde publike për të rritur vlerën e biznesit të tyre personal.

Por abuzimi nuk mbaron vetëm me fondet publike të shpërndara nga FSHZH. Dritan Agolli ka përfituar për vite të tëra edhe përmes kompanisë së tij private, Magnum Opus Group. Kjo kompani ka lidhur kontrata me UKT në kohën kur Agolli mbante detyrë publike, ka qenë konsulente në projekte shtetërore të financuara nga donatorë ndërkombëtarë, ka hartuar plane kombëtare dhe strategji të institucioneve ku Agolli kishte ndikim, madje në një rast ka përfituar mbi 21 milionë lekë vetëm nga rimbursimi i TVSH-së.

Fondi i Zhvillimit nuk është sot për herë të parë një vatër abuzimesh. Para Dritan Agollit, këtë institucion e drejtonte Benet Beci, një tjetër figurë e zhytur në skandale dhe dyshime për shpërdorim, i cili u largua pa dhënë llogari dhe sot vazhdon qetë karrierën politike në Shkodër. Aferat e tij u trashëguan, jo u ndalën. Dritan Agolli nuk solli asnjë reformë, asnjë transparencë, asnjë disiplinë. Përkundrazi, vijoi të njëjtin model: tendera të mbyllur, klientelë politike, favore për kryebashkiakë, projekte të paqena dhe kontrata që rrisin vlerën e pronave private të miqve të pushtetit.

Ndërsa një pjesë e Shqipërisë digjet çdo verë, ndërsa zjarrfikësit punojnë me mjete primitive, ndërsa emergjencat varen nga improvizimet, qeveria shpërndan miliona për teknologji të cilat nuk funksionojnë dhe për projekte që nuk realizohen.

Shqipëria nuk ka nevojë për tendera të tjerë që mbulojnë të nesërmen e një mashtrimi të sotëm. Ka nevojë për transparencë, për hetim serioz, për rikthim të llogaridhënies dhe për ndalimin e kësaj spirale abuzimi.

Nëse ky vend do të kishte institucione që funksionojnë, tenderi 2.6 milionë euro do të ndalej menjëherë, ndërsa tenderi 6 milionë dollarë do të ishte objekt akuze, jo precedent për të hapur të tjerë. Por kur Dritan Agolli vazhdon të firmosë miliona pa dhënë llogari, kur dështimet mbulohen me tendera të rinj, kur abuzimi quhet “zhvillim” dhe vjedhja quhet “projekt”, atëherë është e qartë se problemi nuk është vetëm një drejtues. Është një sistem i ngritur për të mbrojtur njerëzit si Agolli.

Etiketa: Dritan Agollifshzhreformaeditorialsatelitettender

Të tjera

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro
Kryesore

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov, u dorëhoq sot pas javësh protestash të fuqishme që tronditën vendin nga një skaj në...

18:09 11/12/2025
BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi
Aktualitet

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të rimbursojë më shumë se 33.5 milionë euro të programit IPARD 2, pasi këto...

12:25 11/12/2025
Para
Zinxhiri i vjedhjeve të Wizz Air: Mbyll sportelin përpara orarit për të zhvatur pasagjerët

Zinxhiri i vjedhjeve të Wizz Air: Mbyll sportelin përpara orarit për të zhvatur pasagjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

18:09 11/12/2025
BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

12:25 11/12/2025
Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

12:01 11/12/2025
Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.