Skip to content
Të Gjitha

Drejtoria e Tatimeve përforcon masat. Shkëmbim inspektorësh mes qyteteve për të shmangur korrupsionin

· 1 min lexim

Një taktikë e re është vendosur në zbatim ndaj subjekteve që u shmangen detyrimeve tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur të bëj “shkëmbim” inspektorësh për të rritur kontrollet dhe efikasitetin e saj.

Kështu, 50 inspektorë të hetimit tatimor të Tiranës do të zëvendësojnë për një periudhë të pacaktuar kolegët e tyre në Fier, ndërkohë që këta të fundit do të transferohen në Elbasan.

Në fokus të kontrolleve do të jetë përdorimi i kasave fiskale, lëshimi ose jo i kuponit tatimor, deklarimi i fuqisë punëtore, lista e çmimeve si dhe paisja e mallrave me faturë.