Skip to content
Të Gjitha

Drafti i Ramës për Asocacionin, Vuçiç: Nuk më intereson, ai nuk është i autorizuar

· 2 min lexim

Javën e kaluar kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte dorëzuar një draft-propozim për çështjen e Asociacionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Ndërkohë që sot vjen një reagim nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili është shprehur kundër kësaj iniciative të Ramës. Vuçiç u tregua i prerë duke thënë se Rama nuk ka tagër që të ndërmarrë një hap të tillë.  Kjo pasi sipas tij, Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues serb.

Deklarata u bë gjatë një interviste për televizionin serb ‘TV Happy’.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As (kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, u shpreh Vuçiç.

Vlen të përmedin se drafti i Ramës për asociacionin në Kosovë, ka ngjallur një sërë polemikash.  Nga disa është konsideruar si veprim që cënon interesat e Kosovës.

Ndërkohë që vetë në një reagim zyrtar, zyra e kryeministrit Kurti u shpreh se Kosova ka nevojë për mbështetës në këtë situata, sepse ndërmjetës ka mjaftueshëm.

Nga ana tjetër prej 2 javësh situata në veri të Kosovës ka qenë e acuaruar, ku serbët kanë dalë në protesta.