Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Drafti i propozuar nga PS për ‘Zgjedhoren’, Spiropali: Diaspora duhet të votojë

15:10 09/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Këshilli i Ministrave dhe shumica parlamentare mbështesin plotësisht deklaratën e propozuar nga grupi parlamentar për demokraci dhe integrim. Ajo theksoi përpjekjet e qeverisë shqiptare për abrogimin e ligjit të luftës me Greqinë, duke e cilësuar atë si absurd dhe të panevojshëm.

“Qeveria shqiptare ka bërë çdo përpjekje me qeverinë greke për abrogimin e ligjit të luftës, që është një ligj absurd, krejt i panevojshëm dhe i dalë kohe. Ne e kemi bërë prezente qëndrimin tonë në të gjitha takimet me homologët tanë dhe me qeverinë greke,” tha Spiropali.

Ajo shtoi se deklarata e propozuar do të marrë mbështetjen e të gjithë parlamentit, duke theksuar marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe rëndësinë e Traktatit të Paqes dhe Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy vendeve.

Spiropali gjithashtu foli për propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke theksuar se ato reflektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ajo bëri thirrje për bashkëpunim me opozitën dhe partitë e tjera parlamentare për të arritur një marrëveshje për një kod zgjedhor të reformuar.

“Ne besojmë që diaspora shqiptare duhet të votojë dhe këtë do ta bëjmë realitet në zgjedhjet më të afërta. Kemi reflektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e konsideron jokushtetuese mohimin e votës për diasporën dhe kemi bërë propozimet tona,” theksoi ajo.

Spiropali shprehu vullnetin e Partisë Socialiste për të dialoguar dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta me opozitën dhe partitë e tjera për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ajo nënvizoi se qëllimi është garantimi i rregullave të lojës dhe reflektimi i kërkesave të institucioneve ndërkombëtare.

“Është me rëndësi që Partia Demokratike të na bashkohet dhe të japë propozimet e saj. Ne do të garantojmë rregullat e lojës dhe disa rekomandime për të rafinuar Kodin Zgjedhor,” përfundoi Spiropali.

Etiketa: Elisa Spiropalireforma zgjedhore

Të tjera

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”
Kryesore

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për Europën: aleanca...

15:38 14/02/2026
Edhe një herë për Wizz Air!
Aktualitet

Edhe një herë për Wizz Air!

Nga Arben Malaj Shqiptarët do t’i ndiejnë realisht përfitimet e të qenit europianë, kur standardet e mbrojtjes së konsumatorit, të...

15:26 14/02/2026
Para
U përjashtua me 20 ditë nga punimet e Kuvendit, vjen reagimi i Salianjit

Ervin Salianji emërohet drejtues politik i PD në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

15:38 14/02/2026
Edhe një herë për Wizz Air!

Edhe një herë për Wizz Air!

15:26 14/02/2026
Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

11:37 14/02/2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

11:25 14/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.