Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dosja “Partizani” / GJKKO tërhiqet për vendim

15:47 23/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim pas përfundimit të seancës paraprake lidhur me çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe disa persona të tjerë.

Seanca e sotme shënoi mbylljen e qëndrimeve të palëve, ku i fundit që foli ishte avokati i kompanisë “Homeplan”.

Menjëherë pas kësaj, trupa gjykuese u tërhoq për të marrë një vendim mbi ecurinë e mëtejshme të çështjes.

Mbrojtja ka kërkuar pushimin e procedimit dhe pavlefshmërinë e një sërë provash të paraqitura nga SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka insistuar që çështja të kalojë për gjykim të plotë.

Vendimi i GJKKO-së pritet të përcaktojë nëse dosja, e dorëzuar në gjykatë rreth gjashtë muaj më parë, do të vijojë me gjykim të plotë apo do të rrëzohet në këtë fazë.

Procesi nisi më 24 tetor 2024, por është zvarritur për afro gjashtë muaj përmes shtyrjesh të njëpasnjëshme. Nëse çështja kalon për gjykim, do të jetë rasti i parë penal ndaj ish-kryeministrit Berisha, i cili ndodhet nën masën e “detyrimit për paraqitje” për korrupsion pasiv.

Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndodhet në arrest shtëpie, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Në këtë dosje përfshihen edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, Xhimi Begeja bashkëpronar i “Homeplan” dhe trashëgimtar i truallit të ish-Klubit Partizani, si dhe financierja Andia Pustina, e cila sipas SPAK ka menaxhuar transaksionet financiare të skemës së dyshuar.

Sipas hetimit, përmes privatizimit të truallit të klubit sportiv janë ndërtuar të paktën 19 kulla pallatesh, në një nga projektet më të mëdha të zhvillimit privat në Tiranë.

Etiketa: berishaGJKKOmalltezi

Të tjera

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal: Hiqet shpifja për gazetarët, burg për parkimin dysh, rriten dënimet për krimin e rëndë
Aktualitet

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal: Hiqet shpifja për gazetarët, burg për parkimin dysh, rriten dënimet për krimin e rëndë

Pas një seance të gjatë dhe të tensionuar që zgjati deri pas mesnatës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në...

15:22 28/01/2026
‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës
Aktualitet

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

Ola Xama Më 20 prill 2021, kryeministri Edi Rama hoqi maskën e pandemisë dhe u ngjit në podium për të...

13:38 28/01/2026
Para
Skema korruptive në Onkologjik:Biopsitë e pacientëve me kancer referohen te privatët

Skema korruptive në Onkologjik:Biopsitë e pacientëve me kancer referohen te privatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal: Hiqet shpifja për gazetarët, burg për parkimin dysh, rriten dënimet për krimin e rëndë

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal: Hiqet shpifja për gazetarët, burg për parkimin dysh, rriten dënimet për krimin e rëndë

15:22 28/01/2026
‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

13:38 28/01/2026
Sejko pranon pasojat: Emigracioni, rrezik për ekonominë e vendit

Sejko pranon pasojat: Emigracioni, rrezik për ekonominë e vendit

13:11 28/01/2026
Tabaku propozon heqjen e shpifjes nga Kodi Penal: Gazetarët po kërcënohen, liria e medias po cënohet

Tabaku propozon heqjen e shpifjes nga Kodi Penal: Gazetarët po kërcënohen, liria e medias po cënohet

12:45 28/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.