Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Do t’i drejtohet me video-mesazh kosovarëve/ Çfarë do të shpallë Kryeministri Netanyahu për Kosovën…

15:14 13/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi shumë të rëndësishëm.

E gjitha do të ndodhë të martën e 15 shtatorit, me rastin e “Rosh Hashanah”, kur shënohet Viti i Ri Hebraik, shkruajnë mediat izraelite.

Fiks dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës dhe Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem, vjen pikërisht ky komunikim.

Video-përshëndetja e Kryeministrit të Izraelit, Netanyahu, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik, e organizuar nga Kryerabini i Shqipërisë, në një nga hotelet e Prishtinës.

Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, të siguruar nga gazeta online ‘Reporteri.net’, përveç video-mesazhit të Kryeministrit Netanyahu, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me kryeministrin izraelit.

Në këtë ceremoni do të jenë të ftuar edhe krerët e shtetit, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Avdullah Hoti.

Ky i fundit, një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit e ka zhvilluar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë asaj bisede, me anë të së cilës u njoftua mes dy kryeministrave vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, Kryeministri Hoti i konfirmoi Kryeministrit Netanyahu edhe për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Lajmin për këtë e shpalli edhe vetë presidenti amerikan, me anë të një cicërime në Twitter, disa minuta pas takimit.

E gjitha ndodhi si pjesë e marrëveshjeve që Kosova e Serbia, ndaras, nënshkruan me SHBA-të, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, në prani të presidentit Trump, për normalizim ekonomik mes të dy vendeve, shkruan Reporteri.net.

Në marrëveshje përveç njohjes mes Kosovës e Izraelit dhe vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, gjithashtu u përfshi edhe vendosja e ambasadës së Serbisë në qytetin e kontestuar të Izraelit.

Ndryshe, në eventin e të martës i pranishëm do të jetë edhe Kryerabini i Shqipërisë, Yoël Kaplan, që njëherit është edhe organizator i këtij eventi në kryeqytetin kosovar.

/Burimi: Reporteri.net/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: Benjamin NetanyahuKosovamesazh

Të lidhura

Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza
Bota

Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen ende në Gaza do të protestojnë të shtunën në Tel Aviv, duke i bërë...

09:01 28/06/2025
Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza
Bota

Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

Ushtria izraelite ka hapur një hetim të brendshëm lidhur me dyshimet për krime lufte në Gaza, pas rritjes së provave...

08:46 28/06/2025
Para

FOTO/ Kaq ishte! Moderatorja e njohur shqiptare i jep fund lidhjes 4- vjeçare me biznesmenin për arsye...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri aktive

10:40 28/06/2025
Nga çmimet më të larta, te të ardhurat më të ulëta, ja për çfarë mbajmë rekord në Europë

Nga çmimet më të larta, te të ardhurat më të ulëta, ja për çfarë mbajmë rekord në Europë

10:12 28/06/2025
ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

09:47 28/06/2025
Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

09:01 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.