Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dje firmosi dekretin ‘Live’, Meta shpjegon arsyet: “Ja pse ia kthej Kuvendit ligjin për betimin e anëtarëve të Kushtetueses”

12:34 03/03/2020
Reading Time: 5 min lexim

Gjatë minifestimit të djeshëm Presidenti Ilir Meta dekretoi para qytetarëve kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatë Kushtetuese, të ndryshuar”.

Së fundmi, Meta ka treguar argumentet e kthimit në Kuvent të ligjit për betimin e gjyqtarëve, duke listuar arsyet për këtë veprim.

Meta shprehet se ligji cenon legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe është shkelje e parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve.

Më tej Meta shkruan se projektligji është një tejkalim të kompetencave kushtetuese të Kuvendit në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe cenon legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese.

“Dëshmon qartë se Kuvendi mono- partiak synon kapjen me çdo kusht të Gjykatës Kushtetuese për të emëruar kandidatë që gëzojnë mbështetjen vetëm të një force politike, duke rrëmbyer kompetencat e Kreut të Shtetit”, është ky argumenti i radhës nga Kreu i Shtetit.

Arsyet e presidentit vijojnë si më poshtë.

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 14/2020

“Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000,
“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”

Të nderuar deputetë,

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 12 shkurt 2020, ka miratuar ligjin nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”. Ky ligj me shkresën nr. 664 prot, datë 14.02.2020 të Kuvendit, i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje.

Sipas dokumentacionit parlamentar të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë rezulton se, projektligji është paraqitur në datën 6 dhjetor 2019 dhe është iniciuar nga tre deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë: Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Edmond Leka.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të praktikës parlamentare (Relacionit shoqërues të projektligjit të propozuar nga tre deputetët, Raportit të Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut) kjo nismë është servirur si “zgjidhje e situatës” kur Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, i zgjedhur sipas nenit 125 të Kushtetutës, në rast mosveprimi të Presidentit të Republikës për të organizuar ceremoninë e betimit, të mund të fillojë ushtrimin e detyrës të tij.

Sipas dokumentacionit parlamentar, qëllimi i shtesave në ligjin nr. 8577/2000, është ofrimi i një mekanizmi për të mos penguar në të ardhmen punën e Gjykatës Kushtetuese, duke siguruar që betimi të bëhet brenda një kohe të mjaftueshme, pa cenuar fillimin e ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Projektligji fillestar i propozuar nga tre deputetët iniciatorë përmbante gjithsej 3 nene, ku përveç kufizimeve dhe procedurës së re antikushtetuese të betimit që parashikohej në nenin 1 të tij, në nenin 2, parashikohej që ligji të kishte efekt prapaveprues në mënyrë që çdo person i zgjedhur/emëruar, apo i konsideruar i emëruar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nuk kishte bërë betimin, do të betohej sipas dispozitave të këtij ndryshimi në ligj, sapo ky propozim të hynte në fuqi.

Para së gjithash, siç dhe Kuvendi është në dijeni, vlen të theksohet se, të gjithë anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, të emëruar apo të zgjedhur nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë bërë betimin përpara Presidentit të Republikës, brenda një kohë shumë të shkurtër dhe në përputhje të plotë me kërkesat e Kushtetutës, ligjit dhe nevojës që ka vendi për një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Konkretisht, zoti Besnik Muçi u emërua pa vonesë nga Presidenti i Republikës në datë 15.10.2019 dhe ceremonia e betimit u zhvillua në datë 18.10.2019. Zonja Elsa Toska, zgjedhur nga Kuvendi në datë 11.11.2019, zonja Marsida Xhaferllari emëruar nga Presidenti në datë 13.11.2019, dhe Zonja Fiona Papajorgji zgjedhur nga Kuvendi në datë 11.11.2019, janë thirrur për betim nga Presidenti i Republikës dhe kanë realizuar betimin në datë 14.11.2019. Përgjatë procedurës së betimit të secilit prej anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, si ata në detyrë, ashtu dhe anëtarët e rinj të emëruar që filluan ushtrimin e detyrës pas bërjes së betimit.

Pra, arsyetimi i përdorur në mbështetje të nismës nga deputetët e mazhorancës, nuk qëndron.

Siç do të shpjegohet në vijim, paralelisht me paraqitjen e këtij propozimi absurd dhe antikushtetues, përmes kësaj nisme ligjore, mazhoranca synonte t`i jepte zgjidhje qëllimit të kahershëm të saj, rrëmbimit të kompetencave të Presidentit të Republikës, dhe kufizimit të rolit të Kreut të Shtetit në këtë proces, për të cilin kjo mazhorancë tashmë kishte nisur edhe një proces hetimor parlamentar shtesë ndaj vet Presidentit të Republikës.

Sjell në kujtesë se, një ditë përpara depozitimit të këtij propozimi ligjor, Kuvendi i Shqipërisë në datë 5.12.2019, me Vendim nr.140/2019, miratoi si shtesën në objektin e veprimtarisë së Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur për veprimtarinë e Presidentit në ushtrim të kompetencës së tij kushtetuese për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu dhe shtyrjen e afatit për kohëzgjatjen e veprimtarisë së këtij Komisioni për 4 muaj të tjerë.

Kjo veprimtari e mazhorancës, duke refuzuar bashkëpunimin e kërkuar nga Presidenti i Republikës në procesin e emërimeve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese[1] ; duke miratuar një Rezolutë në datë 15 nëntor 2019, për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të tjera mosnjohjen e dekreteve të Presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese; duke zgjeruar objektin dhe afatin e veprimtarisë së Komisionit Hetimor ndaj Presidentit të Republikës (datë 5 dhjetor 2019); duke propozuar një nismë ligjore për shtesa në ligjin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e procedurës së betimit tek Presidenti i Republikës dhe dhënien e efektit prapaveprues me synim heqjen e mandatit të anëtarit të emëruar nga Presidenti në Gjykatën Kushtetuese (datë 6 dhjetor 2019); duke miratuar ligjin nr. 14, datë 12 shkurt 2020, për ndryshimin e procedurës së betimit pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias që vet Kuvendi kishte kërkuar:

– përbën shkeljen më të rëndë të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve në një shtet të së drejtës;
– përbën tejkalim të kompetencave kushtetuese të Kuvendit në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese;
– dëshmon shkelje të parimit të luajalitetit kushtetues;
– cenon legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese;
– dëshmon qartë se Kuvendi mono- partiak synon kapjen me çdo kusht të Gjykatës Kushtetuese për të emëruar kandidatë që gëzojnë mbështetjen vetëm të një force politike, duke rrëmbyer kompetencat e Kreut të Shtetit.

Etiketa: Ilir Metakushtetusja

Të lidhura

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Përballë temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar...

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Para

Shpërndarësi i picave aksidenton me motor këmbësorin, plagosen rëndë të dy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.