Skip to content
Të Gjitha

Djali i gjyqtarit që shpëtoi Dajtin nga burgu përjetë kërkon 17 mijë eurot, ja vendimi i gjykatës

· 1 min lexim

Gjykata nuk do i kthejë 17 mijë eurot që u gjetën në banesën e gjyqtarit Skënder Damini, i cili miratoi uljen e dënimit të Dritan Dajtit.

Damini, i cili ishte njëri prej tre anëtarëve të trupës gjykuese që dha aprovimin e uljes së dënimit të Dritan Dajtit nga burg përjetë në 25 vite, ka kërkuar në Gjykatën për Krime të Rënda pushimin e çështjes dhe kthimin e celularit të sekuestruar.

Ndërsa i biri, Lisien Damini, ka kërkuar kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara, me pretendimin se janë të justifikuara dhe me dokumentacion përkatës.

Gjyqi i zhvilluar i ndarë, me gjyqtare Liliana Bakun vendosi refuzimin për të dy kërkesat, lënie në fuqi e Shkallës së Parë.