Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dita Botërore e Zemrës, Manastirliu tregon sa përqind të sëmundjeve kardiovaskulare mbulojmë

16:50 29/09/2021
Reading Time: 4 min lexim

Në Ditën Botërore të Zemrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu  dhe përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri, i kanë bërë apel qytetarëve që të parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet jetesës së shëndetshme dhe kontrolleve periodike tek  mjeku.

Ministrja Manastirliu tha: “Jam e kënaqur të them që përgjatë këtij muaji më shumë se 36 mijë qytetarë u janë drejtuar qendrave shëndetësore dhe kanë kryer kontrollin mjekësor bazë. Kjo është një e dhënë absolutisht shumë e mirë, e cila në kushtet e rikthimit pas 17 muajve të këtij programi, tregon që jo vetëm qytetarët janë të ndërgjegjësuar për të kryer kontrollin mjekësor bazë në mënyrë të përvitshme, një kontroll falas i ofruar dhe mbështetur financiarisht nga qeveria shqiptare, por edhe për efektin që ka ky program në uljen e barrës së sëmundshmërisë së sëmundjeve kardiovaskulare”, tha Manastirliu.

Më tej ajo foli për mbulimin shëndetësor për sëmundjet kardiovaskulare ku tha se janë rreth 6 mijë ndërhyrje invasive dhe kardiokirurgjikale që kryhen në sistemin tonë publik.

“Janë më shumë se 6 mijë ndërhyrje invasive dhe kardiokirurgjikale që kryhen në sistemin tonë publik, por edhe në sistemin jopublik të financuar me paratë publike dhe kjo është e rëndësishme. Sepse ne sot, dhe këtë e them me krenari, mbulojmë më shumë se 85% të nevojave në sistemin tonë publik. Kjo do të thotë, para të kursyera nga paratë e qytetarëve dhe këtë mundësi për trajtim e kanë në sistemin tonë publik, me një efiçentë por mbi të gjitha me një profesionalizëm”, -tha Manastirliu.

Manastirliu ka dklaruar se së shpejti do vihet plotësisht në funksion qendra e dytë e kardiokirurgjisë në vend në spitalin “Shefqet Ndroqi”.  “Me kthimin në normalitet të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, edhe aty laboratori i hemodinamikës funksionon shumë mirë, për të gjitha ato nivele të diagnostikës që ai kryen për sëmundjet kardiovaksulare. E reja është që tashmë ne përgatitemi për ta vënë në efiçencë dhe qendrën e dytë të kardiokirurgjisë në vend, që është pikërisht në këtë spital”, u shpreh Manastirliu.
Teksa është ndalur vaksinimi ndaj COVDI19, Manstirliu e ka kosideruar të rëndësishëm, edhe për mos avancimin më tej të sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Prof. Artan Goda, Shefi i Shërbimi i Kardiologjisë i në QSUT tha se në vitet e fundit janë bërë hapa para për përmirësimin e shërbimit të të sëmurëve kardiak.

“Vëmendja nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut nuk duhet larguar, sepse është vrasësi më i madh i shoqërive modern, më shumë se COVID19. 40% e vdekshmërisë së popullatës moderne në vendin tonë dhe në Botë vdesin nga sëmundjet e zemrës. Ne ndihemi krenar që kemi bërë shumë për të parandaluar këto vdekje dhe përmirësuar cilësinë e të sëmurëve kardiak”, tha Goda. Prof Alban Ylli, ekspert i ISHP, ka bërë me dije disa të dhëna inkurajuese për sëmundshmërinë e zemrës: “Fryte të punëve të mëdha që janë bërë vitet e fundit, sidomos në dekadën e fundit, ku vërejmë në mënyrë të qëndrueshme një rënie të vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës sidomos për personat 30-70 vjeç”.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri dr. Gerald Rockenschaub apeloi për jetesë të shëndetshme dhe kryerje të kontrolleve në kohë. “Eshtë shumë e rëndësishme të bëjmë kujdes në ushqimet që konsumojmë dhe të ndjekim kontrolle të vazhdueshme të zemrës”, -tha Rockenschaub.
Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti ndërgjegjësues për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në Botë, nga të cilat humbin jetën 17.5 milionë njerëz në vit. Nën moton ‘Përdor zemrën për të kuptuar rrezikun tënd’, Dita Botërore e Zemrës shërben si një kujtesë për individët, për të marrë kontrollin e shëndetit të zemrës së tyre, duke kuptuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare për ta dhe për familjet e tyre.

Edhe në Shqipëri, sëmundjet kardiovaskulare zënë barrën më të madhe të sëmundshmërisë. Më shume se 17% e personave të grupmoshës 35-70 vjeç që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, kanë rezultuar me hipertension, ndërsa kjo shifër kalon 40% për grupmoshën 60-70 vjeç.

Sipas të dhënave të raportuara nga ISHP, numri i vizitave dhe shtrimeve spitalore që lidhen me sëmundjet e zemrës ka ardhur në rritje, ndërsa vdekshmëria e konsideruar e parakohshme (për grupmoshat 30-69 vjeç) nga këto sëmundje, ka filluar qartësisht të ulet gjatë 5-vjeçarit të fundit.
Trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare nëpërmjet terapive të mjekimit ambulator zë 23% të buxhetit të barnave të rimbursueshme. Janë më shumë se 100 milion dollarë të dedikuara në total në skemën e rimbursimit të barnave, prej tyre, më shumë se 23 milion dollarë financohen për mbulimin falas me terapi mjekimi ambulatore për sëmundjet kardiovaskulare dhe ato hipertensive.

Etiketa: Ogerta Manastirliutregon

Të lidhura

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
GJK: S’ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%
Kryesore

Jehovait kërkojnë njohje si fe në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Administrative të Apelit që, brenda një afati prej gjashtë muajsh, të shqyrtojë dhe të japë...

13:12 09/04/2025
Para
Flet babai i Aldi Ramës: Jemi një familje e varfër, jo terroristë

Flet babai i Aldi Ramës: Jemi një familje e varfër, jo terroristë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.