Në përpjekje për të relativizuar zemërimin e qytetarëve, Edi Rama zgjodhi të krahasonte protestat e sotme me 21 Janarin, duke deklaruar se “dikur vriteshin protestuesit në bulevard, ndërsa sot protestojnë të lirë”.
Por ky krahasim ngre pyetje.
Kanë kaluar 15 vite nga 21 Janari. Për më shumë se një dekadë, Rama ka pasur në dorë qeverinë, pushtetin dhe institucionet e shtetit. Pse ende e vërteta e plotë për autorët dhe përgjegjësit mbetet pa u zbardhur?
Pse pas 4 mandatesh nuk ka mbyllje të plotë të kësaj historie? Pse vetë kryeministri pengon hetimet?
Fakti që qytetarët protestojnë pa u qëlluar me armë nuk është ndonjë sukses që duhet t’u shitet shqiptarëve si arritje politike. Është detyrimi më bazik i çdo shteti që pretendon të jetë demokratik.
Prandaj krahasimi me 21 Janarin nuk i përgjigjet pyetjes kryesore që po shtrojnë protestuesit sot: pse, pas katër mandatesh në pushtet, ka ende kaq shumë arsye për të dalë në shesh?








