Skip to content
Aktualitet

Dikur bashkëpunëtorë të ngushtë, cilët janë emrat që Basha la jashtë listave për deputetë

· 2 min lexim

Ditën e djeshme partitë politike në vend dorëzuan listat me kandidatët për deputet në çdo qark në mbyllje të afatit të vendosur nga KQZ. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ishin të fundit që i dorëzuan listat, ndërsa në të dy krahët pati surpriza.  Ashtu s inga PS u larguan fihura të njohura si Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi apo moskanididimi i Ditmir Bushatit në Shkodër, edhe në PD mungesa e disa emrave ishte surprizë. Edhe pse dikur bashkëpunëtorë të ngushtë e disa prej tyre figura të njohura në PD, emrat e këtyre personave nuk ishin këtë vit në listat për zgjedhjet parlamentare. Ndër ta edhe Klevis Balliu, Halim Kosova e Genc Pollo. Kujtojmë që Klevis Balliu ka qenë një nga ish-deputetët e PD që mori një vëmendje të madhe në protestëtn e banorëve të Astirit. Ndërkohë Halim Kosova ka qenë kandidati i PD për kryetar të Bashkisë së Tiranës përballë Erion Veliajt. Ndërkohë, për demokratët do kandidojnë edhe emra të njohur të ekranit si prezantuesja Ori Nebiaj, futbollisti Gentian Muça apo shkrimtarja Flutura Açka.

Emrat që nuk janë pjesë e listave.

Luciano Boci

Genc Pollo

Hekuran Hoxhalli

Klevis Balliu

Andon Frrokaj

Romeo Gurakuqi

Lorenc Luka

Halim Kosova

Xhemal Gjunkshi

Florion Mima

Endri Hasa