Skip to content
Aktualitet

Digjet makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha, detajet e para nga ngjarja (foto)

· 2 min lexim

Makina e sekretarit të gjyqatres Enkelejda Hoxha është djegur gjatë mbrëmjes në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

Bëhet me dije se makina tip “BMW” është në pronësi të Igli Kanit. Mësohet se makina ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë dhe është konstatuar nga nëna e tij. Burime për media bëjnë me dije se makina është lyer me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

Pas dyshimeve për zjarrëvënie të qëllimshme, vetë Kani është shprehur se konflikte me askënd dhe nuk e di sesi ka ndodhur ngjarja.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Kujtojmë se gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK, pasi u akuzua për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Për gjyqtaren Hoxha, e njohur dhe si ”gjyqtarja e lirimit të të fortëve”, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë” kërkoi dhe shkarkimin nga detyra. Hoxha njihet për favorizimin që ka bërë për lirimin e Endrit Doklës e Hekuran Billës. Ky i fundit është ekzektuar me armë zjarri.

Në përgjimet e SPAK gjithashtu u përmend dhe emri i mjekut kardiolog të QSUT, Edvin Prifti i cili u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatin dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë.