Një makinë tip “Mitsubishi Pajero” me targa AA 700 YO është djegur gjatë kësaj orëve të para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, teksa ka qenë e parkuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet M.N, punonjësi të Doganës.
Nga flakët është përfshirë edhe një makinë tjetër tip “Opel” që ndodhej pranë saj.
Dyshimet e para të policisë janë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që po punon për zbulimin e detajeve të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit.