Skip to content
Kryesore

Digjen dy automjete në Shkodër, detajet e para

· 1 min lexim

Dy automjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacione paraprake

Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.