Skip to content
Kryesore

Dhunuan Klea Prengën, jepen masat e sigurisë për motrat Berisha

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi për Mariela Berishën, ndërsa ka lënë në detyrim paraqitje motrën e saj Antonela Berisha.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024.

Motrat Berisha u vetëdorëzuan në policinë e Tiranës dy muaj pas shpalljes në kërkim, për rrahjen e Klea Prengës.

Ajo ishte duke ngrënë kur dy motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.