Skip to content
Kryesore

Dhunonte prindërit, 37-vjeçari kërcënon policinë me hanxhar në Lezhë

· 1 min lexim

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Lezhë, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve dhe kundërshtoi forcat e rendit gjatë ndërhyrjes për parandalimin e dhunës.

Me marrjen e njoftimit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mbërritën në vendngjarje në fshatin Tale.

Gjatë ndërhyrjes, shtetasi Mikel Biba, 37 vjeç, kundërshtoi punonjësit e Policisë duke i kërcënuar me një hanxhar, në përpjekje për të shmangur arrestimin.

Falë reagimit të shpejtë të efektivëve, 37-vjeçari u neutralizua dhe u arrestua, ndërsa mjeti prerës u sekuestrua.

Materialet për shtetasin Mikel Biba iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë. Ai akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje,” “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja.”