Skip to content
Të Gjitha

Dhunonte gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 43-vjeçari

· 1 min lexim

Një shtetas nga Bulqiza është arrestuar për dhunë në familje.

Ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas dhe djalit të mitur.

Sipas policisë, në pranga ka rënë I.M. 43 vjeç.

Gjatë kohës që ushtronte dhunë, 43-vjeçari ishte i dehur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Bulqizë

Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi :

  1. M, 43 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, në mënyrë të vazhdueshme e në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.