Skip to content
Të Gjitha

Dhunonte fizikisht dhe seksualisht gruan në sy të vajzës së mitur, arrestohet në Itali shqiptari monstër

· 1 min lexim

Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për dhunë në familje.

Gruaja dhe vajza e tij, kishin përjetuar një tmerr të vërtetë, për shkak të keqtrajtimeve nga i arrestuari.

Përveç dhunës fizike dhe kërcënimeve, shqiptari kishte ushtruar edhe dhunë seksuale ndaj bashkëshortes.

Kjo e fundit gjeti kurajën të kërkojë ndarjen, por ky fakt nuk i ka pëlqyer 57-vjeçarit, i cili në muajt e fundit kishte shtuar dhunën ndaj bashkëshortes dhe vajzës.

Në dëshminë përpara karabinierëve, gruaja është shprehur se bashkëshorti e ka ngacmuar seksualisht në sy të vajzës së mitur.

Ajo nuk kishte denoncuar më parë dhunën, për shkak të frikës.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte i papunë dhe banonte në Arezzo.